/Nesër dita më e ftohtë e vitit/ Ja sa do shkojnë temperaturat

Nesër dita më e ftohtë e vitit/ Ja sa do shkojnë temperaturat

Nesër parashikohet të jetë dhe dita më e ftohtë e vitit ku temperaturat pritet të zbresin në -14 gradë celsius.

Ndërkohë duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi një rritje graduale të temperaturave në të dyja ekstremet. Gjithashtu meteorologët parashikojnë që nga java e ardhshme tokemi shtim të reshjeve të shiut dhe të borës në të gjithë territorin.

Parashikimi i motit sipas IGJEUM:

Nesër (e martë dt.15) nuk priten reshje.

Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë). Në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 9 °C, në vendet e ulëta: 1 / 6 °C, në vendet malore: -7 / 1 °C

ERA  nesër (e martë dt.15) do të forcohet në orët e mesditës, për të fryrë mesatare deri e fortë në Perëndim dhe në Jug.