/Nëna zbulon sekretin shokues për Cristiano Ronaldon

Nëna zbulon sekretin shokues për Cristiano Ronaldon

Bota e futbollit sot mund të ishte pa njërin prej lojtarëve më të mirë në histori, nëse do të realizohej një dëshirë ë nënës së Cristiano Ronaldos, transmeton GazetaMetro.net

Maria Dolores dos Santos Aveiro ka bërë të ditur se kur ishte vetëm disa muaj shtatzënë, dëshironte të abortonte foshnjën, të cilës pasi lindi i la emrin Cristiano.

“Ai është fëmija që dëshiroja ta abortoja. Zotyi nuk deshi që kjo të ndodhte dhe jam e bekuar për këtë dhe zoti nuk më dënoi për këtë”, ka thënë Aveiro.

“Nganjëherë Ronaldo bën shaka me mua dhe më thotë: ‘Nuk ke dëshiruar të më lindje, por tani e sheh që unë jam këtu për tu kujdesur për të gjithë ju’. Sidoqoftë, nganjëherë në qeshim për këtë”, ka shkruar ajo në librin autobiografik “Kurajo e nënës”.

“Unë kisha 3 fëmijë dhe u përpoqa që ta abortoja por nuk munda. Fatmirësisht, sepse Cristiano ishte yll që më ndriçoi jetën time. Unë dua t’u them grave të mos e bëjnë këtë. Le të mendojnë dhe të luftojnë. Gjëja më e bukur që kemi në jetë janë fëmijët tanë”, ka shkruar ndër të tjera Aveiro.