Gjermania mbështet Kosovën me 60 milionë euro
Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.
Protokolli do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider.(Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)
Kujtojmë që Gjermania është një prej shteteve më mike që Kosova, çdo vit dhuron para për shtetin më të ri në Evropë.