/Nena jep detaje te reja,Bleona Mata mund të jetë birësuar në një shtet fqinj

Nena jep detaje te reja,Bleona Mata mund të jetë birësuar në një shtet fqinj

Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit. Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.

Sot nëna e Bleonës, Bukurie Mata ka zbuluar informacione të reja rreth zhdukjes së vajzës dhe nga dita e rrë.mbimit në emisionin “ Pa gjurm” në Report TV .

“Vjehrra ime ka parë një djalë me kapuç dhe çantë shpine, ditën që humbi. Gjithashtu edhe djali im që tashmë është 13 vjec, po ta pyesësh, të thotë se attë ditë halla Qamilja i kishte thënë të dy fëmijëve se janë pjekur luleshtrydhet, po ai kishte nisur duke qarë dhe kështu ajo kishte arritur të merrte vetëm Bleonën.

Unë kam kërkuar kudo në mënyrë private, me para borxh, Angli, Zvicër, Francë, sepse kam humbur besimin te drejtësia.

Në maj të 2016, më vjen një informacion, nga një zotëri shqiptar i Maqedonisë i quajtur Mehmet Xheladini. Mehmeti më kërkoi 25 mijë euro dhe më tha do ta sjellë vajzën në Tiranë, çfarë vendi e do. Si paradhënie në këmbim të një telefonate ku të dëgjoja zërin e Bleonës i dërgova 700 euro, po telefonata nuk u bë kurrë, aty kuptova që më mashtroi dhe që nuk e kishte vajzën. Sipas informacioneve që më dha, Mehmet Xheladini vajzës i kanë ndërruar emër dhe ja kanë vendosur Elis dhe e kanë rritur një vit në moshë.

Ndërsa informacioni i fundit për Bleonën, vjen nga një shtet fqinj, ku thonë që Bleonën e kanë birësuar. Po nuk dëshiroj të flas më shumë sepse sapo bëj diçka publike në media më humbet”, rrëfen nëna e Bleonës.