/Në Turqi hapet aeroporti më i madh në botë, kushtoi plot 10.5 miliardë dollarë

Në Turqi hapet aeroporti më i madh në botë, kushtoi plot 10.5 miliardë dollarë

Gjatë ditës së nesërme në Stamboll të Turqisë do të hapet aeroporti më i madh në botë.
Ky aeroport është i ndërtuar në zonën e Arnavutkoy’t, dhe do të njihet me emrin ‘Istanbul Yeni Havalimani’, transmeton gazetametro.net.

Ndërtimi i tij kishte filluar në vitin 2014 ka kushtuar plotë 10.5 miliardë dollarë, dhe përfshinë një hapësirë prej 76 kilometrash katror.

Aeroporti pritet të pranojë 90 milionë udhëtarë për çdo vit, dhe brenda tij gjendet edhe një qendër tregtare.

Ndryshe, me ndërtimin e këtij aeroporti, Stambolli numëron gjithsej 3 të tillë tani.