/Në Rusi luhej ndeshja më e ftohtë në histori, në temperaturën -14.9 gradë

Në Rusi luhej ndeshja më e ftohtë në histori, në temperaturën -14.9 gradë

Në Rusi janë mësuar që të luajnë ndeshje në temperatura shumë të ulëta. Sfida mes Enisej dhe Akhmat Grozny, u mbyll në shifrat 3-1 është luajtur në -14.9 gradë celsius, duke u bërë ndeshja që është luajtur në temperaturën më të ulët në histori.

Gati 2 mijë spektatorë ishin të pranishëm në Krasnoyarsk, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri i skuadrës mike është ankuar: “Futbollistët rrezikuan preumoninë, por kjo nuk i interesoi askujt. Pavarësisht rezultatit, në këto kushte nuk mund të luhej”. /Koha Jone/