Në prag mbyllje, bastet ndryshojnë taktikë, nga pika llotosh kthehen në …


Ndërsa janë të detyruar ti mbyllin vetë përpara se ligji të hyjë në fuqi, pikat e baseteve kanë ndryshuar natyrën e aktivitetit të tyre. Ato kanë nxituar të mbyllin llotot duke i kthyer ambientet në bar kafe.

Nga 1 janari i vitit 2019 në të gjithë Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më pika bastesh. Ky është ligji i ri që do të hyj në fuqi. Top Channel disa muaj më parë pikërisht në periudhën e kampionatit botërorë Rusia 2018 bëri një vëzhgim në zonën e bllokut, ku u vu re se në këtë zonë kishte shumë pika bastesh.

Ndërsa sot këto pika bastesh janë kthyer në një tjetër biznes. Edhe pak ditë kanë mbetur që pikat e basteve të jenë të hapura. Koha e mbetur u shërben atyre të mbyllin numrin e NIPT-it pranë QKR-së si dhe të shesin televizorët që dikur kanali I vetë që shihej në to ishin ato të sporteve.

Kompanitë e basteve kanë nxjerr në treg dekoderët e televizorit, të cilët variojnë nga 5 mijë lek deri në 20 mijë lek të reja, kjo në varësi të madhësisë. Ndërkohë për punonjësit e pikave të basteve problemin më të madh të tyre kanë humbjen e vendit të punës.