/Në mes të borës, Meta bën shqiponjën në kufi me Greqinë (Foto)

Në mes të borës, Meta bën shqiponjën në kufi me Greqinë (Foto)

Presidenti, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin Mexhitli të Manastirit, një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Kjo është vizita e Metës në Mexhitli, e para e një Presidenti shqiptar.

“Një takim mjaft i përzemërt me shqiptarët e Mexhitlije (Manastir), fshatit më skajor në kufi me Greqinë. Ndamë së bashku bindjen se kohë më të mira po vijnë edhe për ta, me perspektivat e reja të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çeljes së negociatave me BE vitin e ardhshëm. Mirënjohje të gjithë atyre që qëndruan në kohë të vështira si shqiptarë dhe ruajtën me krenari gjuhën kombëtare, Alfabeti i së cilës u themelua në Manastir për t’i bashkuar shqiptarët kudo.”, shkruan Meta në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2008976609148602