Ndodh vetem ne Shqiperi,njeriu që e projektoi ndërtimin e Unazës e prishjen e banesave, mes protestuesve në krah të Bashës


Ndërsa vijon protesta e banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre dhe me ta u bashkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, një tjetër i pranishëm ka surprizuar në protestë. Ai është Lefter Kostenja, njeriu i cili ka projektuar Unazën e re në ndërtimin e saj, ish nëndrejtori i Përgjithshëm i Rrugëve.

Një situatë e pazakontë vihet re, ku ai që e projektoi atë për të cilën banorët kanë dalë në rrugë, gjendet sot mes tyre për të kundërshtuar atë që ka firmosur vetë. Çudira të tilla, vetëm në Shqipëri mund të ndodhin!