Ndjekje si nëpër filma në Sarandë, makinat e policisë dhe trafikantëve bien në lumë (Video)


Një video e publikuar së fundmi tregojnë një ndjekje si nëpër filma në Sarandë, ku policia i është vënë pas disa trafikantëve të hashashit.

Pamjet janë regjistruar më 12 mars por vetëm tani kanë arritur të bëhen publike. Në video duket një prej makinave që kishte dy të rinjtë nga Tepelena, të cilët transportonin kanabis në drejtim të Sarandës, kur janë përballur me një postbollok policor në “Qafë të Muzinës”.

Shoferi që drejtonte makinën me të rinjtë ishte Luan Merkohasani 33 vjeç, i cili ka shtypur gazin dhe nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar

Shoferi që drejtonte makinën me të rinjtë ishte Luan Merkohasani 33 vjeç, i cili ka shtypur gazin dhe nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar. Jo vetëm kaq por ata kanë tentuar të shpëtojnë duke u futur në një rrugë të pashtruar në fshatin Vergo të Delvinës. Pasi janë ndjekur përreth 33 kilometra ata kanë rënë nga një urë me kënd, e cila ishte shumë e ngushtë, duke përfunduar në lumin e Kalasë.

Por të njëjtin fat ka pasur edhe makina e polcisë.

Mirëpo nuk ka përfunduar këtu, pasi autori kryesor që ishte dhe drejtues i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga makina dhe t’i shpëtojë ndjekjes policore ndërsa shoku i tij, 16-vjeçari Andi. O është kapur disa metra larg vendngjarjes në përpjekje për t’iu fshehur policisë.

Siç raportohet, efektivët e policisë dhe i arrestuari u lënduan lehtë. Në makinën e trafikantëve policia gjeti 6 kg drogë kanabis sativa. Një muaj më vonë Luan Merkohasani u vetëdorëzua në polici duke pranuar fajësinë dhe duke shfajësuar shokun e tij Andi O.

33-vjeçari nga Tepelena rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal. Në Prill të vitit 2012 ai u arrestua pasi u akuzua se kishte përdhunuar një 13-vjeçare nga Tirana

Në videon e mëposhtme të siguruar nga Tv Klan shihen edhe momentet e ndjekjes së trafikantëve