/Ndeshja e parë me Chelsean, Higuain bën gjestin e çuditshëm

Ndeshja e parë me Chelsean, Higuain bën gjestin e çuditshëm

SuImuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka luajtur dje ndeshjen e tij të parë me fanellën e Chelseat pas transferimit nga Milani.

Ai ka luajtur titullar në sfidën e djeshme ndaj Shefildit të vlefshme për FA Cup.

Higuain mund të kishte shënuar gol në ndeshjen e sotme, por ai vetë e ka refuzuar.

Në minutën e 25-të, blutë e Londrës fituan një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit Azpilikueta.

Në atë moment, braziliani Uillian mori topin dhe shkoi t’ia dorëzonte Higuainit.

Ish-bomberi i Milanit, refuzoi ofertën bujare të shokut të skuadrës, duke ia lënë Uillianit që ta ekze kutonte ai këtë 11-metërsh.

Chelsea fitoi 3-0, ndërsa Higuain bëri deri diku një paraqitje të mirë duke marë parasysh se ishte vetëm ndeshja e parë.