Nano mendon se po i llastojmë studentët, ata nuk janë heronj


Gazetari Mustafa Nano është shprehur në lidhje me protestën studentore se kjo është një gjë e duhur për të ardhmen e këtij vendi.

Pavarësisht kësaj, Nano tha në studion e emisionit “Opinion” se të gjithë ne po i llastojmë studentët, ku të gjithë po thonë se po bëjnë këtë gjënë e madhe.

Ai deklaroi se këta nuk janë heronj, duke e përsëritur disa herë, por sipas tij, prapseprap studentët po bëjnë gjënë e duhur.

“Ju po bëni gjënë e duhur, unë jam i impresionuar për shumë gjëra që po bëni, por duhet të rrimë me këmbë në tokë. Ju na keni sjellë një pamje përpara syve që na mungonte prej kohësh”,-tha Nano.

Më tej, Nano tha se kërkon një kryeministër që u del për zot punëve të tij. Sipas tij, ajo ka qenë një nga reformat më të rëndësishme të mandatit të parë. Ai tha se kryeministri i ka dalë për zot asaj reforme dhe kjo ka qenë një gjë e rëndishme që ka bërë.

“Unë shoh tani se ai është i gatshëm që t’a grisë atë reformë”,- tha Nano.