Nami në autobus/ Shoferi ndihet keq nga aroma e peshqve, pasagjerja e xhindosur e mbyll jashtë


Një situatë e rrëmujshme është krijuar në një autobus i linjës urbane në në Torino, Itali.

Shoferi ka hyrë në “sherr” me një pasagjere e cila kishte sjellë çanta me peshq brenda në autobus.

Gruaja kishte hipur në autobus me disa çanta dhe një kuti të mbushur me peshq. Era e fortë që vinte nga peshqit krijoi probleme për pasagjerët e tjerë, por veçanërisht për shoferin.

Ai u mundua që me edukatë, t’i kërkonte pasagjeres që të shkonte të ulej në fund të automjetit. Por, gruaja reagoi keq dhe filloi t’i bërtiste.

Në këtë moment ndodhi e papritura:shoferit i vjen për të vjellë dhe del jashtë autobusit me shpejtësi.

Gruaja shfrytëzoi mundësinë për të mbyllur me zemërim xhamin që ndan zonën ku rri shoferi nga pjesa tjetër e autobusit. Një derë që mund të hapet vetëm me një çelës të veçantë, por që kishte mbetur brenda makinës.

Sipas një dëshmitari okular, një djalë u përpoq të hynte në dritare për të rimarrë çelësin, por pa fat. Një koleg erdhi në shpëtimin e shoferit, i cili i dha çelësin duke i bërë të mundur kështu të kthehej tek kabina e tij.

Siç është thënë më vonë nga Gtt (kompania që menaxhon transportin publik), gruaja ka ndaluar një stacion më larg dhe shoferi ishte në gjendje të vazhdonte shërbimin, jo para një rifreskimi të shkurtër pushimi.