Moti i keq s’ka mbaruar ende, meteorologia: Ja si do jetë ditët e ardhshme, kur del dielli


Moti i keq i ditëve të fundit do të marrë fund të shtunën e 16 marsit.

Meteorologja Adiola Bani thotë se reshjet e shiut do të vijojnë deri ditën e premte, ku situate më problematike do të paraqitet ditën e mërkurë dhe të enjte.

Ndërkohë që duke nisur nga e shtuna do të kemi kthjellim të motit dhe rritje të temperaturave

“Për sa i përket muajit mars, duke nisur që prej ditës së shtunë e në vijim, do të kemi një mot të qendrueshëm ku mund të priten reshje shiu lokale, kryesisht në zonat jugore dhe ato qendrore”, thotë Adiola Bani.

Ditët e fundit, ulja e temperaturavve ka rikthyer reshjet e shiut dhe të dëborës. Gjatë natës, në zonat veriore dhe ato verilindore ka pasur reshje dëbore ku trashësia ka arritur deri në 20 cm.

Megjithatë, situata nuk paraqitet problematike.