“Mos mendo kurrë se të kam harruar…”, Eni Çobani sapo na bëri të qajmë (foto)


Ajo prej vitesh është shndërruar në një nga fytyrat më të dashura të ekranit shqiptar.

Po flasim për juristen e njohur Eni Çobani, e cila çdo të dielë na gozhdon para ekranit, për të ndjekur rubrikën e saj të suksesshme “Shihemi në gjyq”.

Zonja Çobani është aktive në rrjete sociale, ku herë pas here ndan thënie që përcjellin tepër pozitivitet dhe optimizëm me ndjekësit e saj. Ama këtë herë ajo na ka prekur, me fjalët që i ka dedikuar të atit të saj të ndarë nga jeta.

“Nese mendon se te kam harruar e ste kam permendur ca kohe as mos e mendo kurre une nuk jetoj vetem jeten time por jetoj dhe per ty.Nese mendon se kam pune e s’me shkon mendja tek ty nuk ndodh asnjehere se une jam ti e ti je une. Mall pafund per ty i shtrenjti im BABI.”, shkruan juristja e njohur në rrjete sociale, ku ka publikuar edhe këtë imazh të sajin dhe të të atit. /ShkodraNews