/Monika në prag arrestimi, i zbulohen 13 shtëpi të reja me para korrupsioni

Monika në prag arrestimi, i zbulohen 13 shtëpi të reja me para korrupsioni

Ndërkombëtarët përgatisin dosjen, 13 banesat e reja të kryetares së LSI me sipërfaqe 1444 m2, organet shqiptare nuk e ndoqën penalisht, por tani po i vjen fundi, me dy rrogat nuk mbulon dot as ndërhyrjen për ndryshimin e fytyrës së saj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për të cilën ekziston një dosje për trafik kokaine me karrocën e fëmijëve, gjatë kohës kur kishte burrin kryeministër, mund të arrestohet më shpejt se sa pritej.

Arrestimi i Ilir Metës dhe i Monika Kryemadhit është i pashmangshëm nga Byroja Kombëtare e Hetimit, për shkak të pasurisë së paligjshme që posedojnë, por Monika Kryemadhi mund të përfundojë në pranga para se të ngrihen organet e SPAK-ut.

Për kryetaren e LSI, e cila bën si e çmendur në Parlament, përpëlitet, heq çizmet dhe që kërcënon drejtorët më të cilët ka vjedhur që të mos e tradhtojnë, ndërkombëtarët kanë përgatitur një dosje të re për pastrim të parave të korrupsionit, pasuri të paligjshme, falsifikim dhe mashtrim me pasurinë.

Kjo dosje mund të detyrojë prokurorinë, të mos presë ngritjen e Byrosë Kombëtare, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën Speciale, por t’i vërë prangat Monika Kryemadhit.

Dosja bën fjalë për blerjen e 13 apartamenteve të reja nga Monika Kryemadhi, me një kontratë të vetme, sigurisht me para korrupsioni, pasi Monika dhe Ilir Meta, kanë vetëm dy rroga të deklaruara.

Dy rrogat nuk mbulojë as ndërhyrjet që ka bërë Monika Kryemadhi për të ndryshuar fytyrën e saj.

Dy rrogat nuk mbulojnë dot as 10 % të shpenzimeve të tyre mujore. Ndaj, institucionet partnere dyshojnë se Monika ka pastruar një pjesë të parave që ka vjedhur me anë të drejtorëve, duke blerë 13 apartamente.

Mësohet 13 apartamentet kanë një sipërfaqe totale 1444 m2.

Monika e ka lidhur kontratën me kompaninë Agi-Kons shpk, e cila i përket bashkëshortit të Gentiana Sulës, drejtore e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, më parë zëvendësministre e qeverisë ‘Rama’.

Skandali thellohet më tej, pasi Monika nuk deklaron asnjë shifër se sa kushtojnë 13 apartamentet.

Organet shqiptare janë në dijeni të skandalit prej tre vitesh, por kanë heshtur pasi Monika dhe Ilir Meta, herë duke u martuar me PD dhe herë duke u martuar me PS, arritën të kapnin Prokurorinë e Përgjithshme, me anë të një derdimeni si Adriatik Llalla, sot i shpallur non grata nga SHBA dhe që po hetohet ngë Krimet e Rënda për pastrim parash.

13 apartamentet e reja janë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Ata kanë vila, pallate, apartamente dhe shuma të madha parash në banka dhe të fshehura brenda e jashtë Shqipërisë.

Për këtë pasuri duhet të zbatohet menjëherë ligjit anti-mafia nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, me dy rrogat e tyre prej 25 vitesh, nuk justifikojnë dot as edhe njërën nga vilat.

Një pjesë e pasurisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

13 apartamente të reja në Tiranë

Vila në Gjirin e Llazit me 11 VC, me vlerë mbi 1 milionë euro

Vila në Bllok, me vlerë mbi 2 milionë euro

Vilë në Golem dhe lulishte 327 m 2, shitur më vonë 300 mijë euro

Pallat mbrapa Doganës së Tiranës, 35% të sipërfaqes së ndërtimit

Ndërtimin e një godine në tokën me sipërfaqe 1900 m2

300 metra katrore, ambiente tregtare

Apartament banimi në Durrës

Apartamenti 200 m2, shitur në shumën 345 mijë euro

Apartament 104.74 m2, shitur 60 mijë euro

Apartament 166.2 m2, shitur 85 mijë euro

Apartament 108.5 m2, shitur 57 mijë euro

Apartament banimi shitur 64 mijë euro

Apartament 200 m2, vlerë 400 mijë euro

Apartament 99.5 m2, përfituar me privatizim

Apartament me sipërfaqe 75.5 m2

Apartament 2 dhoma e kuzhinë, përfituar nga privatizim, pjesa e Z. Meta 25%.

200 mijë euro cash

(E gjithë kjo pasuri me dy rroga shteti!)/Pamfleti.com