Në Shqipëri shembja e godinave me tritol të kontrolluar është kthyer në një metodë mjaft të përdorur. Ajo është zbatuar kryesisht për dhembejn e godinave pa leje gjatë aksioneve të ndërmarra.
Por, kjo metodë është mjaft e përhapur jashtë shtetit kur bëhet fjalë për godina të larta.
Në Danimarkë, në qytetin Vordingborg u krye shembja e kontrolluar e një ndërtese prej betoni, 53 metra e lartë.
Por, shpërthimi nuk shkoi sipas planit. Godina rrëzohet pas shpërthimit në anën e gabuar, andej nga ndodheshin një bibliotekë dhe një qendër kulturore.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar por dëmet janë të mëdha./a.m./noa.al/