/Momente paniku, avioni fluturon shumë pranë godinave (Video)

Momente paniku, avioni fluturon shumë pranë godinave (Video)

Banorët e Bristolit në Britaninë e Madhe kanë kaluar momente frike.

Një avion Airbus A 321 LR po fluturonte mjaft ulët.

Në pamjet e publikuara duket avioni që është shumë pranë majave të godinave.

Shumë persona kanë njoftuar autoritetet në panik pasi menduan se avioni kishte humbur kuotë.

Por në fakt bëhej fjalë për testimin e zhurmës që emetonin avionët e motorit.

Nuk dihet nëse gjithçka shkoi me sukses për testuesit, por tek banorët e zonës arritën të përhapin panik./a.m./noa.al./