/Moderatorja e njohur shqiptare beqare, por nënë për herë të dytë

Moderatorja e njohur shqiptare beqare, por nënë për herë të dytë

Ish-missi dhe moderatorja e njohur Hygerta Sako është e divorcuar prej kohësh, nga marrëdhënia prej së cilës ka një vajzë të quajtur Ana.
Në një intervistë për Tema Tv, ajo ka rrëfyer se megjithëse është dlvorcuar, ka preferuar të qëndrojë vetëm, derisa të gjejë personin që përmbush kriteret e saj. “Kam menduar që derisa të vij ai që dua unë me kriteret që dua unë, më mirë të rri vetëm se me njerëz që nuk i plotësojnë këto kritere.”- është shprehur ajo.

Megjithatë, Hygerta nuk e ka mohuar faktin se do shumë që të bëhet nënë për herë të dytë, pasi edhe vajza e saj Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël. “Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe. Por te martesa e dytë nuk është se besoj. Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme. Ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë.”- ka treguar Hygerta.