“Mirëmëngjes me Dhimitrin, nipin e Kacifas”, grekja publikon foton nga Bularati me thirrjen për Vorio-Epirin


Më 28 tetor u v.ra nga forcat Renea në fshatin Bularat të Gjirokastrës, Kostandin Kacifa.

Vr.asja e Kacifas zgjoi një nacionalizon dhe ra.cizëm pasi Kacifas ishte minoritar grek në vendin tonë. Gjithçka kulmoi ditën e va.rrimit të tij, kur në Gjirokastër vërshuan ekst.remistë grekë nën thirrje fa.shiste që cenojnë rendin publik dhe përçarjet mes dy shteteve.

Mirëpo, si duket çështja “Kacifas” nuk përfundon me kaq. Në Facebook është publikuar një foto e nispit të Kacifas dhe një gruaje greke ku bëhet thirrje për atë që grekët e quajnë “çlirim i Vorio-Epirit”.

Qytetari që ka dërguar fotot për JOQ Albania shprehet:

Përshëndetje JOQ! Kjo foto është publikuar nga femra që gjatë gjithë kohës ishte pranë familjes së Kacifes…ajo grekja që thoshte poezi n varrim. Kjo foto është nxjerrë tek kisha ku dilte Kacifa në këmbë lart fshatit Bularat.
Thjesht nuk pret asnjë që këto foto ta gjejnë kaq sa t dërgohet në JOQ, sepse këtë llogari që ka postuar këtë foto e ka kjo grekja dhe unë e njoh mirë. Ja pra gati e ke: Një kallash jepi këtij dhe filloi kryengritja greke për çIirimin e VORJO-EPIDH*T.”
Në foton e publikuar nga gruaja greke dhe nipi i Kacifas shkruhet:

Mirëmëngjesi me Dhimitrin, Nipin e Kacifës që i ngjajnë shumë nga paja dhe nga trimëria po ashtu edhe në shpirt.
Në manastirin e Koimisesos Theotoku në Bularat!
Në fshatrat dhe në malet e Dropullit, godet zemra e Greqisë se vërtet siç e kemi ne patriotët e vërtetë në mendje dhe në shpirtrat tanë do të nderojmë vëllain tonë Kostandin Kacifën që me sakrificën që bëri bashkoi kombin dhe nderoi idealet për të cilat u sakrifikuan paraardhësit tanë të lavdishëm.”