Ministri japonez vonohet 3 minuta në Parlament, opozita bojkot 5 orësh!


Ministri japonez i Olimpiadës, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pas mbërritjes tre minuta me vonesë në një takim parlamentar të enjten.

Deputetët e opozitës thanë se vonesa tregoi se ministri nuk respektonte zyrën e tij dhe bojkotuan një takim të komitetit buxhetor për pesë orë në shenjë proteste.

Deputetët opozitarë kanë qenë shumë kritik ndaj Z. Sakurada pas një serie gafash.

Javën e kaluar, ai tha se ndihej i poshtëruar pas ikjes së notares Rikako Ikee, e cila është diagnostikuar me leuçemi.

“Ajo është një medalje e artë e mundshme [në Lojërat e Tokios 2020], një atlet në të cilin kemi pritshmëri të mëdha. Jam shumë i zhgënjyer”, u citua të thoshte ai.

Më pas, ai u detyrua të kërkojë falje pasi u kritikua.

Në vitin 2016, ai gjithashtu u përball me kritika të shumta, pasi Z. Sakurada, i cili është gjithashtu ministër i sigurisë kibernetike, tha se kurrë nuk kishte përdorur kompjuter, duke shtuar se ai gjithmonë e kishte deleguar punën tek vartësit e tij./Ora News