Minister Sandër Lleshi: Kush cënon Skënderbeun, cënon kombin tonë


Sandër Lleshi ka rrëfyer edhe një nga pasionet e tij që është historia, por më tepër se sa pasion e konsideron një fushë të rëndësishme të formimit të një ushtaraku.

Lleshi u shpreh përballë drejtuesit të emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, se figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti është themeli i identitetit tonë, qoftë ai kombëtar dhe qoftë ai shtetëror.