Mesazhi i Ramës: “Po i gjuajte shtëpisë (partisë) me gurë, del jashtë”


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot dy takime në Lushnje, ndërkohë që në Tiranë mediat raportonin në çdo minuta zhvillime të reja për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Ndonëse në mënyrë direkte nuk e komentoi largimin e Xhafajt nga qeveria, duket se Rama i ka dhënë mesazhet për ish-ministrin e tij.

“Tani nuk je më e lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia”, u shpreh Rama teksa bisedonte me të pranishmit në aktivitet.

Gazetarët raportojnë se Fatmir Xhafaj ishte kthyer në problem për disa drejtues të Partisë Socialiste, të cilët i druheshin një aksioni të policisë kundër zyrtarëve të kapur në afera korruptive dhe në bashkëpunin me kr-imin.