Merrte pjese ne nje “Reality” ne France,vajza e trajnerit te Marokut denoncon live se eshte perdhunuar


Candide Renard, vajza e trajnerit aktual të kombëtares së Marokut, Hervé Renard, është përdhunuar gjatë një “reality”.

E reja 21-vjeçare po merrte pjesë në Francë në sezonin e fundit të “Koh-Lanta”, format që quhet “Survivor”, i ngjashëm me “Isola dei famosi” në Itali.

Vajza, sipas shtypit francez, ka paraqitur një denoncim duke thënë se është përdhunuar nga një tjetër konkurrent i emisionit, i cili gjithsesi ka mohuar gjithçka, duke njoftuar edhe nisjen e një beteje ligjore.

Programi është ndërprerë menjëherë, ndërsa e reja, e cila për të marrë pjesë në ‘reality’ kishte mbërritur në Ishujt Fixhi, është kthyer menjëherë në Francë.

Herve Renard and his daughter Candice Renard during the Ligue 1 match between Paris Saint Germain and Nantes at Parc des Princes on November 18, 2017 in Paris, France. Photo by Christian Liewig/ABACAPRESS.COM

Programi ka marrë emrin e ishullit tajlandez që ka pritur edicionin e parë, i cili daton në vitin 2001.

Në vitet pasardhëse është hiruar në lokalitete të ndryshme.

Ka ndodhur edhe më parë që programi të ndërpritej në 2013-ën, pas vdekjes së një konkurrenti për një atak në zemër.