/Mero Baze: Vangjel Dule nuk përfaqëson minoritetin, por Agimin e Artë

Mero Baze: Vangjel Dule nuk përfaqëson minoritetin, por Agimin e Artë

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” gazetari dhe analisti Mero Baze, ka folur në lidhje me va.rrimin e Konstantinos Kacifas dhe thi.rrjet ra.clste që u bënë gjatë kësaj ceremonie.

Baze ka deklaruar se pakica greke në Shqipëri është një pasuri kombëtare ndërsa shprehet se përfaqësimi politik i tyre është shumë i varfër.

“Vangjel Dulja më mirë ta shpalli që është përfaqësues i Agimit të Artë. Pakica greke, është e moderuar, e kulturuar, krejt e kundërta e përfaqësuesve politikë. Përfaqësimi politik është shumë i varfër, nuk përfaqëson si duhet pakicën greke. Pakica greke nuk ka konfIikt me palën shqiptare. Nuk di për shembull, të ketë konflikt mes një dropulliti dhe një tepelenasi. Pakica greke është gjë krejt tjetër, është pasuri për Shqipëri“, u shpreh Baze.