“Më ra bluza në ballkonin e super-mashkullit me muskuj, por u trondita nga e vërteta e tij”


Një vajzë e re nga Puka ka ndarë me portalin ‘ShkodraNews’ historinë e saj të dashurisë me një djalë nga Shkodra.

Ajo ka edhe një apel për vajzat e tjera që të mos mashtrohen siç ra ajo në kurthin e të dashurit me të cilin qëndroi në lidhje për 2 vjet.

E reja me inicialet E.D, që nuk dëshiron të identifikohet plotësisht, thotë se historia nis papritur, kur asaj i kishte rënë bluza në ballkonin e një kati më poshtë ku jetonte e edhe shkodrani.

Kishte trokitur në derë për ta marrë, kur përpara i ishte shfaqur një djalë me muskuj që sapo po dilte për të shkuar në palestër.

Që nga ai takim, ata vazhduan të dilnin bashkë për kafe me ftesë të djalit, dhe pas 3-4 takimeve përfunduan duke bërë seks në shtëpinë ku ai banonte me qera.

Por pas 2 vitesh lidhje, ku cdo gjë dukej se po ecte normalisht, nis kriza. Pukjania mëson rastësisht se djali ishte i martuar dhe me fëmijë, por nusen dhe djalin e kishte braktisur pas divorcit. Ndarja kishte ardhur për tradhëti, pasi gruaja e kishte kapur shkodranin me një tjetër femër në shtëpinë e tyre, kur ajo ishte shtatzënë.