Mbylli protestën në kulmin e saj! Pse ishte Basha i rrethuar dje nga 10 truproja, kujt i trembej?


Ditën e djeshme një numër i konsiderueshëm protestuesish u he.lmuan për shkak të gazit lotsjellës. Protestuesit rrethuan Kryeministrinë dhe arritën të çajnë kordonin e policisë duke tentuar të thyejnë skelën.

Protestuesit gjithashtu kanë hedhur b.omba moIotov, ndërsa kanë shk.atërruar edhe kërpudhën jashtë Kryeministrisë. Pas më shumë se katër orë, drejtuesi i opozitës Lulzim Basha lajmëroi mbylljen e protestës për ta vazhduar të enjten në orën 10:00.

Pikërisht kur qytetarët ishin të të.rbuar dhe u kishte ardhur në majë të hundës me këtë qeveri dhe reagimi i tyre ishte si në asnjë protestë tjetër, Basha ua preu hovin për t’u rikthyer në selinë blu si triumfues.

Pikërisht sot, Basha kishte mundësi t’i tregonte shqiptarëve se i ka vënë kapak marrëveshjes së 18-majit dhe nuk është duke favorizuar planet e Ramës.

Në fakt këtë Basha nuk e bëri dhe pyetja e vetme është pse?

Ai u shfaq në protestë i rrethuar nga 10 truproja, kujt i ruhej?