Mbetën jetimë para 3 vitesh, historia e katër vëllezërve që jetojnë të vetëm varfëri


Jeta i ka sfiduar fort që në vegjëli katër djemtë e familjes Sefe në Sovjan të Korçës. Kanë mbetur jetimë e jetojnë të vetëm në varfëri.

Para tre vitesh hu mbën nënën e tyre ndërkohë një javë më parë hu mbën dhe babain.

Ora News ishte në banesën e tyre për të sjellë kushtet eks treme ku jetojnë. Fshati i ka falur një sobë për tu ngrohur në këto ditë të ftohta dimri.

Xhuljo, është më i vogli. Vetëm katër vjeç.

Tashmë ai është amanet tek tre vëllezërit më të rritur, Xhorxhino, Marjo dhe Mateo.

Ndërsa palltoja e vjetër që mban veshur është trashgimia nga babai.

Xhulio i vogël tregon me dore se është 4 vjeç: “Unë jetoj vetëm”.

Soba me dru dhe një divan i falur nga fshati i janë ngushëllimi për të ftohtin e këtyre ditëve dimri.

Por magjja dhe dollapi i bukës janë bosh.

Vaktin e ditës ua sjellin banorët e fshatit.

Halla: Kush mundet u sjell.

Pafuqia i bën edhe fëmijët të shpë rthejnë në Iot.

Kur atë që u ndjen zemra nuk e thonë dot me fjalë. Jo vetëm për varfërinë ekst reme, por edhe për të ardhmen e pasigurtë.

Rasti është i njohur për Shërbimin Social në Korçë. Por përveç konstatimit duket se asgjë nuk është bërë.

Pamundësia ekonomike e ka bërë të dorëzohet edhe hallën e fëmijëve.

Ajo bën thirrje për ndihmë për të rikthyer shpresën në sytë e katër nipërve.

Halla: Kush ka mundësi të vërë dorën në zemër për këta fëmijë, për këta jetimë.

Thirrja shkon për të gjithë. Institucione të shtetit, organizata bamirëse dhe qytetarë të thjeshtë.