Martohet Marali, pamjet nga dasma madhështore e aktores turke


Aktorja turke Hazal Kaya e njohur si “Maral” i ka dhënë sot fund beqarisë duke u kurorëzuar me një dasmë madhështore për të cilën po flasin të gjithë mediat turke.

Aktorja i ka mahnitur të gjithë e veshur me fustanin e bardhë, me supet jashtë.

Hazal Kaya u martua me aktorin e njohur Ali Atay.

Diferenca në moshë e çiftit është komentuar shumë në media pasi Ali është 42 vjeç ndërsa Hazal 28 vjeç.

Në dasmën e tyre ishin të ftuar edhe shumë aktorë të njohur, mes tyre Kivanc Tatlitug dhe Zerrin Tekindor me të cilët Hazal Kaya ka luajtur në “Dashuri e ndaluar”.