Martohet krimineli më i bukur në botë: La gruan dhe fëmijët për miliarderen


Jeremy Meeks u cilësua si krimineli më seksi në botë, pasi foto e tij gjatë kohës që u arrestua u shpërnda kudo në internet dhe femrat filluan të çmendeshin për të. Pas lirimit të tij, 34-vjeçari filloi karrierën si model në pasarelat më të njohura në botë dhe bëri bujë të madhe lajmi se pas famës, ai u nda nga gruaja e tij.

Prej disa kohësh, Jeremy është në një lidhje me miliarderen Chloe Green, me të cilën duket tepër i dashuruar. Burime të afërta pranë çiftit kanë treguar për ‘US Magazine’ se ai po planifikon ti propozojë Chloes për martesë.

“Chloe dhe Jeremy janë shumë të dashuruar dhe ajo mendon se ai së shpejti do t’i propozojë.” – bëjnë të ditur ata.
Mësohet se Jeremy ka aplikuar për shkurorëzim nga gruaja e tij Melissa, me të cilën ka dhe një djalë.