/Mark Zuckerberg dëshmon para Senatit Amerikan, por ky detaj po bën xhiron e botës (FOTO)

Mark Zuckerberg dëshmon para Senatit Amerikan, por ky detaj po bën xhiron e botës (FOTO)

Bota po përballet me krizën më të keqe të shkeljes së privatësisë në histori dhe fajtor për këtë është “Facebook”-u.

Mark Zuckerberg u vendos përballë përgjegjësisë më të madhe të jetës së tij të martën, në një seancë prej 5 orësh para senatorëve amerikanë.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave ishte jastëku 10 cm, mbi të cilin ishte ulur.

Fotot e realizuara nga pjesa e pasme, e tregojnë themeluesin e “Facebook”-ut, që është 1.70 cm, të ulur në një jastëkë të zi, gjatë kohës që u mor në pyetje.

Jastëku i dha Zuckerberg-ut pamjen e një personi më të gjatë, në takimin që mund të cilësohet si kërcënues.

Imagjinoni si do të dukej Zuckerberg me më pak centimetra.

Sipas burimeve të “Business Insider”, jastëku kishte për qëllim komoditenin e  Zuckerberg-ut, sesa ta bënte atë të dukej më i gjatë.

Por efekti i tij optik është i pamohueshëm, veçanërisht në një vend të tillë si Kongresi, që e bën të hetuarin të duket i vogël dhe i ekspozuar.

Ai u detyrua gjithashtu të vishte një kostum të errët, në vend të të preferuarave të tij, bluzës gri dhe xhinseve.

Kjo seancë ishte hera e parë që ai u përball në mënyrë të drejtpërdrejtë me ligjvënësit, ndaj nuk është për t’u habitur që ai u kujdes për çdo detaj.

Sipas fotografëve, themeluesi i “Facebook”-ut kishte një bllok shënimesh, në të cilin ishin të shkruara pyetjet që ai priste dhe strategjinë e tij të përgjigjeve.

Gjatë seancës ai u kërkoi ndjesë publike të gjithë përdoruesve të mediat sociale, të cilëve i është shkelur e drejta e privatësisë, duke iu vjedhur të dhënat.

a.s/dita