/Mali i Zi “terbon”Serbine me vendimin e fundit

Mali i Zi “terbon”Serbine me vendimin e fundit

Parlamenti malazez, pas 100 vitesh, pritet të shfuqizojë vendimet e të ashtuquajturit ‘Kuvend i Podgoricës’ me të cilat Nëntorin e vitit 1918 Mali i Zi iu ‘bashkua’ Serbisë dhe pushoi së qenuri shtet.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç, ka komentuar të mërkurën reagimet kryesisht negative nga qarqe serbe në Beograd lidhur me këtë përvjetor.

“Me të vërtetë nuk do të lejojmë,që shteti ynë, interesi dhe identiteti ynë kombëtar, të ndërtohet nga jashtë.

Ai do të krijohet në Mal të Zi. Ne e kuptojmë se Serbia ka probleme serioze edhe me Kosovën, edhe me Kroacinë, në njëfarë mënyre, edhe me Bosnjë-Hercegovinën.

Ne promovojmë dialog dhe mirëkuptim”, tha Kryeministri malazez duke shtuar se vendi i tij nuk është armlk i askujt, por nuk do të lëshojë pe përpara asnjë kërc.ënimi ndaj dinjitetit kombëtar e shtetëror.