Lu shfaqet duke bërë shopping, i veshur sportiv bashkë me djalin


Disa momente për të shkarkuar stresin që të japin problematikat alla shqiptare.

Dhe ku ka më mirë se me familjen!

Pak ditë më parë, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu është parë në një qendër tregtare së bashku me të birin, duke bërë shopping.

Me veshje sportive dhe i shpenguar, sikur të mos ishin dy truprojat, mund ta merrje për një njeri të zakonshëm.

Zyrtarin amerikan e kemi parë më së shumti të flasë troç për disa prej çështjeve më të nxehta në vendin tonë.