/Linda Morina “diss” reperëve shqiptar: Jam nana e “hip hop-tit”…

Linda Morina “diss” reperëve shqiptar: Jam nana e “hip hop-tit”…

Linda Morina është tashmë një personazh i njohur për publikun shqiptar. Ajo ishte sonte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan për të promovuar këngën e saj më të re titulluar “Nana e Hip Hop”.

Përmes tekstit të këngës Linda i bën “diss” “kolegëve të saj të hip-hop ku përmend emra si Noyzi, Ledri, Mozik, Kapital dhe shumë të tjerë.

“Kjo këngë është ende pa klip. Në këngë unë përmend emra të njohur. Të gjithë këto që i kam përmendur emrin duhet të më japin lekët. Kjo këngë nuk ka sharje, por unë jam më e zonja se këto. Kur shkojnë këto diku nuk mbushen diskot, unë kudo që shkoj mbushet plot me njerëz. Këngën e kam bërë vetë dhe muzikën e kam zgjedhur vetë”, tha Linda./tvklan