/Lind zogu “përbindësh” në Fier, vijon të ushqehet normalisht

Lind zogu “përbindësh” në Fier, vijon të ushqehet normalisht

Shpeshherë shohim fenomene të çuditshme dhe i radhës ka ndodhur në Fier.

Në fshatin Çakran të Fierit ka çelur një zog disi i pazakontë pule, me 4 këmbë, 2 para dhe 2 mbrapa. Nëse dikujt nuk po i bën përshtypje, ju kujtojmë që pulat kanë vetëm 2 këmbë.

Fotot janë publikuar nga Klan dhe zogu mësohet se ka çelur me 12 zogj tjerë. Pavarësisht që ka 4 këmbë ai nuk ka shfaqur probleme me shëndetin dhe vijon të ushqehet normalisht.

Fenomeni i 4 këmbëve njihet ndryshe nga veterinari si “polymelia” dhe është një defekt në lindje.