Lajmi i fundit:Greqia shkundet nga 2 termete te forte


Toka greke duket se nuk do të gjejë paqe. Në një hark kohor prej 7 minutash janë regjistruar dy lëkundje të forta.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, lëkundja e parë ka qenë 4.4 ballë dhe është regjistruar në orën 05:11 ora lokale, me epiqendër 78 kilometra në jug të Zakynthos dhe me një thellësi 10 km.

Shtatë minuta më pas, një tjetër lëkundje me magnitudë, 5.0 ka goditur sërish ishullin me epiqendër rreth 59 km në jug-perëndim të ishullit dhe thellësi 7 km.

Ishulli Zakynthos u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë më 26 tetor dhe që prej atëherë ka patur vazhdimisht lëkundje të tjera.

Lidhur me tërmetet e sotme, nuk raportohet për vlktlma apo dëme materiale.