/LAJMI I FUNDIT:Armand Duka merr vendimin përfundimtar për Panuccin/ Trajneri italian do të…

LAJMI I FUNDIT:Armand Duka merr vendimin përfundimtar për Panuccin/ Trajneri italian do të…

Duka do të pushojë Panuccin! Trajneri italian nuk dha dorëheqjen për ta bërë më të thjeshtë, por numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka marrë vendimin e tij.

Tekniku italian do të jetë në pankinë dhe për sfidën ndaj Uellsit me shumë mundësi, nëse nuk ndodh ndonjë situatë e papritur dhe më pas do të largohet nga drejtimi i kombëtares sonë, shkruan sportekspres.com.

Tekniku italian kishte Ligën e Kombeve për të treguar se ishte i duhuri për Shqipërinë, por nuk ia doli mbanë që të tregonte vlera. Arritja në Europian ka rritur shumë pritshmëritë e tifozëve dhe Panucci dështoi t’i përmbushte.

Si të mos mjaftojnë rezultatet kundra, ekipi shqiptar nuk po prodhon as lojë dhe nuk të dhuron asnjë emocion. Me ndarjen e rrugëve me Panuccin, Duka duhet të gjejë një tjetër emër për drejtimin e skuadrës. Hijet e Gianni De Biasit po sillen në atmosferë, ishte i pranishëm dhe dje në stadiumin “Loro Boriçi”.