Lajmi fundit/Turqia ja ben 8 me 2 Greqise:Mos beni gabim te afroheni ne kete zone sepse…


Tenslonl ka arritur kuImin mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros në ldhje me kërkimet që kjo e fundit po bën përmes një kompanie amerikane për gaz në detin përballë brigjeve të ishullit të shumë kontestuar.

Qeveria e Qipros i ka dhënë me kontratë të drejtën e kërkimit për gaz gjigantit amerikan ExxonMobil, por kjo nuk është pritur aspak mirë nga Ankaraja zyrtare, të cilët kërkojnë që të drejtën për të përfituar nga pasuritë nëntokësore të ishullit ta ketë edhe Qiproja Veriore, raporton Albeu.com.

Kështu, përmes një deklarate ditën e djeshme, Ministria e Jashtme turke ka k*rcënuar se do të q*IIojë ndaj çdo platforme kërkimi gazi që Qiproja Greke do të vendosë në det pa miratimin e Qipros Veriore dhe Turqisë.

L*fta e gazit ka shpërthyer gjatë viteve të fundit në Egje, ku shtete si Greqia, Qiproja, Izraeli dhe Turqia janë duke i “shtyrë” me njeri-tjetrin për nëntokën e kësaj zone, e cila besohet të mbajë miliarde metër kub gaz.

Deri më tani, kërkimet kanë qenë në nivele minimale për shkak të përplasjeve politike dhe mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e nëntokës së detit, megjithatë, greo qipriotët kanë zgjedhur të fusin në lojë edhe kompanitë amerikane për të forcuar dorën ndaj turqve. /albeu