/Lajm i rralle,rrezohet avjoni dhe mbijetojne te gjithe pasagjeret (FOTO/VIDEO)

Lajm i rralle,rrezohet avjoni dhe mbijetojne te gjithe pasagjeret (FOTO/VIDEO)

Një avion u rrëzua në Honduras duke u ndarë përgjysmë, por anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët kanë shpëtuar mrekullisht gjallë.

Personat e gjendur në bord kanë mundur të mbijetojnë, pasi avioni me të cilin ishin duke udhëtuar nga Austin i Teksasit (SHBA) u rrëzua në fund të pistës së aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit të Hondurasit dhe u nda më dysh.

Imazhet që ju sjell noa.al më poshtë, tregojnë banorët e Tegucigalpa që janë mbledhur rreth e rrotull avionit.

Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe publikuan pamje të rrëzimit të avionit.

Ata thanë se kishte nëntë vetë të plagosur, pa rrezik jete.

Edhe Presidenti i Hondurasit publikoi në rrjetet sociale një informacion duke siguruar se të plagosurit nuk ishin në gjendje të rëndë.

Sakaq, zëdhënësi i policisë ushtarake Mario Rivera, tha se gjithçka ishte nën kontroll.

Aksidenti ajror ndodhi në thuajse të njëjtin vend, ku dhjetë vjet më parë, në vitin 2008, një avion tjetër u rrëzua, duke i marrë jetën pesë personave.

Aeroporti i Tegucigalpa konsiderohet i rrezikshëm, i rrethuar nga male dhe terren i ashpër. /d.xh/noa.al/