Ky njeri nuk është normal, pasimi i Messit vjen nga një ‘planet’ tjetër (Video)


Barcelona e nisi vitin 2019 me fitore ndaj Getafe me rezultat 1-2. Lionel Messi në këtë sfidë ka arritur të shënojë, por paraqitja e tij në tërësi ishte fantastike. Për argjentinasin të gjithë po flasin pas ndeshjes, fillimisht tifozët në rrjetet sociale, por edhe mediat botërore.

Pesë herë Topi i Artë është bërë hit në rrjetet sociale pikërisht me pasimin e tij fantastik drejt Luis Saurezit pak minuta pas golit.

Kur të gjithë ishin lodhur, ishte ylli argjentinas ai që vazhdonte të ishte aktiv në fushë. Kjo tregohet më së miri gjatë një dueli në minutat shtesë, që u finalizua pastaj me një pasim të bukur.

Këtë sezon në La Liga ai është përfshirë në 26 gola (16 gola, 10 asiste), aq sa ka shënuar Real Madridi gjithsej këtë sezon.