/Kush është menaxheri i VIP-ave që nuk paguan asnjëherë nëpër lokale?

Kush është menaxheri i VIP-ave që nuk paguan asnjëherë nëpër lokale?

Xhani Demika njihet si menaxheri i disa VIP-ave shqiptarë, ku ka nën menaxhimin e vet një grup artistësh.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në taksinë e Rudina Dembacaj, ku ka rrëfyer edhe disa aspekte të jetës private, si edhe disa sekrete mbi menaxhimin e VIP-ave.

Pasi u pyet nga moderatorja se si ia del që çdo ditë hedh foto me shampanja të shtrenjta nëpër jahte, duke qenë se edhe vet artistët që menaxhon nuk fitojnë aq shumë.

Ai u shpreh se në fakt asnjëherë nuk paguan vet, pasi në më të shumtën e rasteve e qëras lokali sepse shampanjat janë shumë të shtrenjta.
“Instagrami dhe Facebook janë mënyra më e mirë e reklamimit. Është marketing. Realja është që nuk i paguaj asnjëherë. Mi sjellin lokalet shampanjat, më qërasin”, ka rrëfyer ai.