Kush është brunia simpatike që u bë xheloze për Ramën


Ditën e sotme ka bërë përshtypje videoja që vetë Edi Rama ka shpërndarë në Instagram.

Në video shfaqej Rama në samitin e Diasporës kur dikush i thotë në anglisht, “I love You”, dhe kryeministri ia kthen, “I love you too”.

Por ajo që ra më shumë në sy dhe u bë virale, ishte mimika e një gruaje brune pranë Blendi Klosit, mimikë që u konsiderua si një shfaqje xhelozie.

Por kur të gjithë pytën vetën se kush ishte misteriozja, në fakt mësohet se kemi të bëjmë me një zyrtare të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtoreshë e Integrimit dhe Projekteve, dhe quhet Alida Mici.

Mjaft e kursyer në rrjetet sociale, fotot e saj numërohen me gishtat e njërës dorë, ndërkohë që është prezente vetëm në Tweeter.