/Kush është Adi Dule, miku artist i Edi Ramës me ‘oxhak 18 mijë euro’

Kush është Adi Dule, miku artist i Edi Ramës me ‘oxhak 18 mijë euro’

Kryefjala e lajmeve të kësaj jave ka qenë pa dyshim oxhaku me vlerë mbi ’18 mijë euro’ në videon e kryeministrit Edi Rama të emisionit Xing me Ermalin.

Të paktën nga raportimet e mediave, oxhaku u cilësua me një vlerë marramendëse, ndërsa vet Rama u shpreh se në fakt ai i përkiste mikut të tij Adi Dule, duke pohuar se shkonte në shtëpine e tij për tu marrë me punimet e tij artistike.

‘I prekur’ nga informacionet dhe lajmet e ndryshme rreth oxhakut, reagoi dhe vet artisti Dule, i cili u shpreh se pas 40 vitesh pune me baltë nëpër duar, i famshëm u bë vetëm oxhaku.

‘Pas 40 vjetesh duke menduar per famen me balte neper duar, m’u be i famshem oxhaku!!!… Angazhuar media dhe sigurisht opozita, per t’ia kaluar oxhakun tim ne pronesi Ed Rames, edhe pas tre ditesh, kur ne shqiperimtaret themi se cudia me e madhe zgjat tre dite. Po keshtu qenka jeta, dardha nen dardhe fama ke i famshmi, kurse ne te tjereve na rrofte balta:-)))’, shkruante ndër të tjera Adi Dule në reagimin e tij.

Por kush është Adi Duke, miku artist i Ramës dhe ish-kandidati për deputet i LSI?
Dule kandidoi në vitin 2005 në zgjedhjet parlamentare nën siglën e LSI përballë socialistit Andis Harasanit, ndërsa bëri bujë tërheqja e tij nga gara.

Kryeministri Edi Rama ka treguar afrinë e tij me Dulen pasi e ka bërë pjesë të udhëtimeve në hapjen e ekspozitave me piktura jashtë vendit.

Dy vite më parë, Dule publikoi video nga SHBA, ku shihej krah Ramës dhe bashkëshortes së tij në ekspozitën ‘Marian Goodman Gallery’.

Në reagimin e tij, Adi Dule përfundon se oxhaku është i tiji dhe njëherësh krenari po e tij sepse ka kontribuar vet në ndërtim, ndërkohë që thekson se nuk ka kushtuar as 40, as 35, as 18 mijë euro, por shumë më pak.

‘Tani qe ta mbyllim kete muhabet. Studio eshte e imja dhe paguaj qera per te tek komuniteti bektashi, me te cilet kam kete marredhenie, qysh para se sa Ed Rama te me vinte rastesisht per vizite dhe te prekte per here te pare balten e qeramikes me dore!

Oxhaku eshte i imi dhe njeheresh krenaria ime pasi jam edhe vete pjese e krijimit te tij, e s’ka bere as 40, as 30, as 18 dhe as 12 mije euro, por shume me pak. Ama edhe sikur te bente 20 mije, une kam kaq shume vite pune dhe aktivitete biznesi( kush se di te pyesi ata qe e dine)ne kurriz dhe njeheresh nje jete kaq modeste jashte studios, sa po te mos e kisha marre dot shume me lire mund ta kisha marre edhe aq!.’

Më poshtë, Dule, Rama e Linda nga ekspozita ‘Marian Goodman Gallery’ në SHBA.