/“Kurrë mos hyftë Shqipëria në BE nëse ky është kushti”, historiania ben deklaratën bom-be

“Kurrë mos hyftë Shqipëria në BE nëse ky është kushti”, historiania ben deklaratën bom-be

Cili është problemi më i madh i popullit shqiptar?! Vështirë ta përkufizosh për vetë aspektin e gjerë të të gjithë problematikave që na përndjekin si mallkim për vite të tëra.

Mirëpo, historiania Elena Kocaqi mbase e ka një përgjigje. Një përgjigje që pak e a shumë e dimë të gjithë, por artikulimi i saj është brilant në 1 minutë e gjysmë.

Kocaqi ishte e ftuar në emisionin “360 gradë” dhe deklarata e saj është shpërndarë gjerësisht në rrjet sepse thotë shumë.

Elena Kocaqi shprehet ndër të tjera:

Nëse ka një kusht për humbje territoresh për të hyrën në BE, Shqipëria kurrë mos hyftë në BE. Sa ka humbur territor Shqipëria dhe shqiptarët në Ballkan nuk ka humbur asnjë vend në botë, kështu që në këtë aspket ne nuk duhet të lozim me çështjet e territorit.
Shqipëria ka probleme të tjera, të cilat nëse ne do të kishim ngritur ekonominë dhe do të kishim pasur një dinjitet kombëtar dhe do të kishim një klasë politike jo të k0rruptuar, (sepse ne, Kosova dhe një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë kemi klasën më të k0rruptuar në botë), ne sot nuk do të kishm nevojë fare të hynim në BE.

Sepse nga ana ekonomike ti me gjithë Kosovën ke dhjetëfishin e burimeve që ka Gjermania për frymë, që do të thotë se ti nuk eshtë se nuk ke pasuri por ti nuk ke një administrator politik që këtë pasuri ta menaxhojë për të mirën e popullit tënd.
Por ke një administrator politik që këtë pasuri e ka çuar me koncesion në drejtim të paditur.”

Video e plotë:

E vërteta e hidhur e popullit shqiptar nga Elena Kocaqi on Vidnews.