Kur nuk shikon se para ke xham… Ju ka ndodhur dhe juve kjo gjë e dhimbshme?


Ju ka ndodhur ndonjëherë që të gënjeheni dhe të përplaseni me xhamin ndërkohë që keni menduar se rruga ishte e lirë?

Epo ky është një incident jo i këndshëm që ndodh mjaft shpesh.

Një video e tillë është filmuar në një qendër tregtare aziatike dhe është përhapur me shpejtësi në internet.

Një person nxiton për të dalë nga dera e xhamit, por fatkeqësisht ai nuk kupton se ajo ishte mbyllur dhe përplaset mjaft fortë.

Xhami përfundon totalisht i thërrmuar dhe personi duket që largohet i lënduar./a.m./noa.al/