/Kur 13 milionë euro në vit nuk të ndryshojnë si person, njihuni me futbollistin më modest

Kur 13 milionë euro në vit nuk të ndryshojnë si person, njihuni me futbollistin më modest

Yjet e futbollit botërorë kanë prirje të jetojnë pothuajse në një planet tjetër krahasuar me pjesën tjetër të botës, ama kjo nuk vlen edhe për Edinson Cavanin.

Cavani nuk është futbollist i zakonshëm, siç e ka dëshmuar edhe gjatë një vizite në vendlindjen e tij, Salto, ku është shfaqur si çdo uruguaian tjetër. Mediat në Uruguain e kanë fotografuar yllin e Paris Saint-Germainit në vende të ndryshme duke e shfaqur pjesën e tij modeste në atdhe.

Në një botë larg rrobave prej modeli që zakonisht e zbukurojnë kryeqytetin francez, Cavani është parë i veshur si çdo banorë tjetër i Saltos dhe duke e përdorur transportin publik rrugës për në Montevideo për t’iu bashkuar shokëve në ekipin kombëtar.

Ai i ka fërkuar krahët me qytetarë të zakonshëm të Saltos teksa është futur në autobus, duke treguar se paraja nuk e ka ndryshuar si person. Cavani paguhet plot 13 milionë euro në vit te PSG-ja, një shifër që tejkalohet vetëm nga blerjet e shtrenjta Kylain Mbappe dhe Neymar.