/Kujdes vajza! Ja se si iu hidhet drogë në pije për të përfituar prej jush (Video)

Kujdes vajza! Ja se si iu hidhet drogë në pije për të përfituar prej jush (Video)

Është folur shpesh se në vende turistike, meshkujt u hedhin femrave drogë në pije për të përfituar prej tyre.Një rast i tillë tashëm filmuar edhe me video dhe është publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Gjatë një festivali në Brazil, një vajzë që ishte duke bërë video-selfie, rastësisht ka filmuar momentin kur një djalë që ishte pranë saj i hedh një pilulë në gotë.

Fatmirësisht ajo e vuri re këtë detaj të rëndësishëm dhe videon e publikoi në Tëitter.

“Nuk do ta kuptoj kurrë se si një djalë mund të jetë kaq i keq dhe të tregohet kaq i neveritshëm. Vajza kontrolloni pijet tuaja”.

Ky është mesazhi i vajzës që përjetoi këtë situatë, ndërsa kjo video është shpërndarë masivisht nëpër rrjetet sociale. Përdoruesit e internetit reaguan me komente negative ndaj djalit që hodhi pilulën në gotë, ndërsa disa të tjerë thonë se kjo është një video e rreme.