Kryeministri Rama propozon Taulant Ballën, ministër të brendshëm


Presidenti Meta nuk firmosi dekretin për Sandër Lleshin për ministër të brendshëm. Mënjëherë u përhap fjala se kryeministri do ta emërojë Sandër Lleshin zv/ministër të brendshëm me kompetenca ministri deri në zgjedhjet vendore 2019. Por siç duket demonstratat dhe protestat që po përgatit opozita për ta rrëzuar me dhunë kryeministrin si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë, kanë detyruar Edi Ramën të jetë më i qetë se sa ser-vilët e tij në grupin parlamentar ku shkruajnë “të fillohet procedura e shkarkimit të Presidentit”.

Mësohet se ka thirrur Taulant Ballën, numrin dy në PS dhe numrin një në grupin parlamentar për ta propozuar për ministër i brendshëm. Po kështu kryeministri ka ndërmend, që nëse edhe Taulant Ballën nuk e dekreton Presidenti Meta, ti propozojë Ndrec Dedën, kryetarin e bashkisë së Mirditës.

Edi Rama ndodhet mes dy emrave për ministër i brendshëm; Taulan Balla dhe Ndrec Deda. Nëse vendos për Taulant Ballën, atëhere do të emërojë edhe Sandër Lleshin si zv/ministër. Nëse dërgon Ndrecë Dedën si ministër i brendshëm, Sandër Lleshi mbetet këshilltar sepse dy mirditor në një vend pune nuk shkon…

Ishte në listë edhe deputeti i PS, Pirin Ndreu, por e dogjën pasi nuk i besojnë shumë për planet që kanë dyshja Rama-Balla.