/Kryemadhi flet për raportin me Presidentin: Mos kini merak, unë me Metën bëj da shuri

Kryemadhi flet për raportin me Presidentin: Mos kini merak, unë me Metën bëj da shuri

E ftuar në emisionin ‘Dritare’, kryetarja e LSI ka folur për marrëdhenien me bashkëshortin e saj Ilir Metën, njëkohësisht edhe president i Republikës.

Kryemadhi e cilësoi vitin e fundit si periudhën më të bukur, pasi tani që edhe fëmijët janë rritur kanë më shumë kohë të të rrinë së bashku.

Por në këtë rast nuk mungoi edhe një batutë nga ana e Kryemadhit, e cila tha se edhe pse mund të kenë qëndruar një javë pa folur, përsëri bën dashuri me Metën.

‘Në 27 vite që unë jam me Ilir Metën, jeta jonë në çift ka qenë e kushtëzuar dhe tek fëmijët dhe në familje. Kjo është periudha më e bukur sepse atë pak kohë që rrimë e shijojmë, se dhe fëmijët janë rritur.

Ata janë me studime dhe na gjykojnë, kanë një qëndrim gjykues karshi nesh. Ka pasur raste që mendimet e mia me mendimet e Ilir Metës kanë qenë aq të kundërta dhe kemi ndenjur me javë pa folur. Kështu që ato pak ditë që ne rrimë bashkë të rrimë pa folur për shkak të politikës nuk ia vlen.

Ore dashuri me Ilir Metën bëj unë, mos kujtoni se nuk bëj dashuri, mos e keni këtë merak, por për politikë nuk flasim se të flasësh për politikë e të bësh dashuri është t’ja fusësh vetes, më mirë jepi fund çdo gjëje.

Ilir Meta është shumë diplomatik. Kërkon gjithmonë stabilitet. Kurse unë jam më mirë një fund i tm errshëm, se t merr pa fund. Ilir Meta kështu ka qenë gjithmonë’, tha Kryemadhi.