/Kreu i opozitës rrëfen historinë me babain e tij: Çfarë më ndodhi kur e shtrova në QSUT (Video)

Kreu i opozitës rrëfen historinë me babain e tij: Çfarë më ndodhi kur e shtrova në QSUT (Video)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm në një takim në Shkodër, si rrallë herë ka treguar një histori personale që lidhet me babanë e tij. Basha, tha se para një viti iu desh ta shtronte në QSUT, ku u njoh edhe me rastet e infermiereve që kërkonin të largoheshin. Kreu i PD-së u shpreh se ndihej keq për largimin e tyre, ndërsa shtoi se se ai pavion do të mbetej me një infermiere.

“Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse.

Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme.

Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tme rrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere”, tha ai./Balkanweb